Super talenti i klubit FC Phoenix, Ernis Qestaj, do të transferohet tek gjiganti kroat, Slaven Belupo.
Pas interesimit të madh nga shumë klube evropiane, Qestaj ka vendosur që të pranojë ofertën e gjigantit kroat.
Agjentët e tij Adonis Arifi dhe Lulzim Murtezaj nga Spark Soccer Agency, kanë punuar me muaj të tërë që ky transferim të realizohet me sukses.
17-vjeçari me origjinë nga Juniku ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me mundësi vazhdimi edhe një vit tjetër me Slaven Belupon, ndërsa do t’i bashkohet atyre gjatë verës.
Shuma e transferimit nuk është bërë ende e ditur, ndërsa FC Phoenix do të mbajë 10 për qind të transferit nga shitja e ardhshme. Ky është një hap i madh në karrierën e Ernisit dhe një tregues i qartë se skuadrat e futbollit të Kosovës po bëjnë punë të madhe me talentët e rinj.
Presidenti i FC Phoenix, Muhedin Ferati, ka sjellë një filozofi të re me punën me talent të rinjë, duke i dhënë shansin lojtarëve 16 dhe 17-vjeçar të luajnë me ekipin e parë.
Qestaj është poashtu pjesë e grupmoshave U19 të Kosovës dhe kjo lëvizje mund t’ia mundësojë atij që të fitojë një vend në ekipin e parë./Telegrafi/