Site icon Telegrafi

Ylli Dervishi me komplimente për banorët pas daljes nga shtëpia: Lum familja që ju ka

Foto: Screenshot/YouTube

Ylli Dervishi u largua të premten (19 janar) nga Big Brother VIP Kosova 2.

Ai ka qenë në nominim me Santiana Malokun e Blerandon, ndërsa u zgjodh si më pak i votuar, për ta lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

I njëjti ka qenë prezent në spektaklin e natës së sotme (e hënë), ku ka përshëndetur të gjithë banorët brenda.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai i ka uruar suksese të gjithëve duke i thënë se jashtë po duken edhe me mirë.

Lexo po ashtu Edona thotë se një nga këngët e ka bërë pa pagesë: Producenti u dashurua në mua dhe u nda me gruan pas dhjetë vitesh

“Lum familja që ju ka”, ka qenë një kompliment që Buci ia bëri konkurrentëve.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti theksoi se e ka marrë veten dhe se tani po ndihet shumë më mirë.

Finalja e madhe pritet të mbahet më 2 shkurt (e premte). /Telegrafi/

Exit mobile version