I huazuari i Chelseat, David Datro Fofana ka kërkuar falje pas përplasjes me trajnerin e tij.
Fofana, i huazuar te Union Berlin, mbeti e tërbuar pasi u zëvendësua në minutën e 70-të të humbjes 1-0 ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.
Dhe pas daljes nga fusha, Fofana nuk pranoi t’i jepte dorën trajnerit Urs Fischer.
Pamjet treguan 20-vjeçarin duke futur kokën në fanellë kur ishte ulur në bankinë.
Më pas u shfaqën fotografi që tregonin sulmuesin duke qarë.
Megjithatë, Fofana i kërkoi menjëherë falje Fischerit, bashkëlojtarëve dhe mbështetësve në faqen e tij në Instagram.
“Pas sjelljes sime gjatë daljes nga fusha, doja t’i kërkoja falje klubit, trajnerit, bashkëlojtarëve dhe tifozëve”, fillon shkrimi i tij.
“Ky gjest nuk ishte i synuar dhe në asnjë mënyrë nuk përfaqëson qëndrimin tim, e gjithë kjo u krijua si rezultat i zhgënjimit sepse doja të vazhdoja të ndihmoja ekipin për të marrë një rezultat pozitiv”.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të rikthehemi edhe më të fortë në kampionat dhe në këtë kompeticion të madh”, përfundon shkrimi i tij.
Fofana nuk ka hapur ende llogarinë e tij për klubin gjerman, pasi tashmë është paraqitur në 11 ndeshje. /Telegrafi/
🚨 David Datro Fofana has now been suspended for one week by Union Berlin after he refused to shake hands with the head coach Fischer after Napoli game.
(@L_deRuiter) #CFCpic.twitter.com/KuBiClur1J
— Adjor🔱 (@thekingadjor) October 26, 2023