Telegrafi

Ylli i Chelseat prioritet i Realit gjatë verës, Zidane është në kontakt me lojtarin

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, raportohet se ka filluar kontaktet me sulmuesin e Chelseat, Eden Hazard, për një kalim gjatë verës në Bernabeu.

Ylli belg vazhdon të jetë cak kryesor i Los Blancos që nga vera e kaluar dhe Zinedine Zidane ka ruajtur kontaktet me anësorin e Bluve.

Francezi ia ka bërë të qartë të gjithëve që Hazard është i preferuari i tij dhe sipas Diario Gol në verë pritet të ndodh çmenduria.

Presidenti i Realit, Florentino Perez, i ka premtuar Zidanes një transferim të madh dhe prioritet është Hazardi.

26-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka realizuar katër asistime në të gjitha garat këtë sezon, duke mahnitur edhe një herë të gjithë me formën e tij të mirë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gyGmHeK4Wbs