Telegrafi

Ylli i Çekisë, Schick pas humbjes: Duhej të kishim fituar, Kosova nuk pati raste

Patrik Schick ka folur pas humbjes së Republikës Çeke nga Përfaqësuesja e Kosovës me rezultat 2-1.

Kosova ka arritur të fitojë me rikthim 2-1 ndaj Republikës Çeke në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin Fadil Vokrri.

Kjo fitore e Dardanëve erdhi falë golave të shënuar nga sulmuesi Vedat Muriqi (20′) dhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda (66′), ndërsa për çekët shënoi Schick (16′).

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Kosovë 2-1 Republika e Çekisë: Shkëlqim nga mbrojtja në sulm

Golashënuesi i vetëm i çekëve ka folur pas ndeshjes, duke thënë se kombëtarja e tij duhej të fitonte pasi Kosova nuk krijoi raste.

“Humbja është një ndërlikim për ne, duhet të kishim fituar një ndeshje të tillë”, ka thënë fillimisht Schick për mediat çeke pas ndeshjes.

Festa tek goli i çekëve (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Nëse përfundonte dy me dy, do ishte një barazim jo i keq. Por, humbja erdhi shumë lehtë. Megjithëse Kosova ishte një rival shumë i pakëndshëm”.

“Nuk kujtoj që Kosova kë kishte më shumë shanse, përkundrazi ata i kanë shfrytëzuar ato që i patën”, përfundoi sulmuesi çek. /Telegrafi/