Telegrafi

Ylli i Bollywood-it, Akshay Kumar, thyen rekordin botëror për selfie

Aktori indian Akshay Kumar theu një rekord botëror Guinness duke bërë selfie me 184 fansa në 3 minuta.

Kumar theu rekordin për më së shumti selfie të realizuara në 3 minuta në Mehboob Studios në Mumbai.

Më shumë se 240 fansa u ndanë në dy rreshta dhe Kumar qëndroi mes tyre, kështu që ai mund të rrotullohej shpejt dhe të bënte një tjetër selfie me një fans tjetër, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Kumar bëri 209 foto në kohën e caktuar, por disa nga to u “skualifikuan” për shkak të cilësisë së dobët. Ai theu me sukses rekordin me 184 selfie, duke mposhtur rekordin e britanikut James Smith prej 168.

Ai e tentoi thyerjen e rekordit teksa promovonte filmin e tij “Selfiee”, i cili premierën e pati të premten.

Mbajtësit e mëparshëm të rekordit përfshijnë Dwayne “The Rock” Johnson dhe Donnie Wahlberg. /Telegrafi/