Site icon Telegrafi

Ylli i Bayernit ‘injoron’ Barcelonën, preferon kalimin tek PSG-ja

Barcelona tani e ka pranuar faktin se Nico Williams nuk do të largohet nga Athletic Bilbao këtë verë dhe tashmë po konsiderojnë disa opsione të tjera.

Tre lojtarë momentalisht gjenden në radarin e Barcelonës: Kinglsey Coman, Luis Diaz dhe Rafael Leao.

Marrëveshja me Leaon do të ishte pothuajse e pamundur për shkak të situatës financiare, ndërsa insistimi i Liverpoolit për të mbajtur Diazin në ekip e bën gjithashtu edhe atë marrëveshje të vështirë.

Coman është padyshim lojtari më i mirë aktualisht që mund të marrin nga këndvështrimi financiar, pasi Bayerni është i gatshëm që të pranojë një marrëveshje huazimi për të.

Sidoqoftë, nuk është e sigurt se Barcelona do të bëjë që Coman të ribashkohet me Hansi Flickun, pasi dyshja më herët kishin punuar së bashku tek bavarezët.

Sipas Kerry Hau nga Sky Sports Germany, 28-vjeçari do të preferonte rikthimin tek Paris Saint-Germaini, klub në të cilin e nisi karrierën profesionale.

Bisedimet mes klubit dhe lojtarit janë përshkruar si të mira, ndërsa sinjal pozitiv për blaugranasit është fakti se PSG-ja nuk e ka të qartë nëse do të përpiqen ta transferojnë Comanin.

Kjo për shkak se gjiganti francez tashmë ka përfunduar transferimin e Desire Doue dhe drejtuesit e klubit nuk janë të bindur nëse kanë nevojë më për përforcime shtesë në sulm.

Për momentin, Barcelona ende nuk ka avancuar në negociata për transferimin e Coman përveç disa bisedimeve që kanë pasur me përfaqësuesit e tij.

Megjithatë kjo mund të ndryshojë gjatë ditëve/javëve në vazhdim dhe blaugranasit ta përmbyllin afatin kalimtar me blerjen e tij./Telegrafi/

Exit mobile version