Site icon Telegrafi

Ylli i Barçës e pranon: Kjo është arsyeja që e refuzova Realin

Real Madrid llogaritet si ndër klubet më të mëdha në botë.

Kësisoj vështirë që lojtarët e refuzojnë gjigantin spanjoll, por kanë ndodhur disa raste që ‘Los Blancos’ janë refuzuar shkaku i rivalit të urryer, Barcelonës.

Këtë gjë e ka zbuluar sulmuesi uruguaian, Luis Suarez i cili ka treguar se ka pasur bisedime me Real Madridin.

“Kam pasur bisedime me Real Madridi. Si unë ashtu edhe Liverpooli por në fund nuk ndodhi gjë”.

“Isha pranë transferimit në Madrid, por në momentin që u shfaq Barcelona atëherë gjithçka ndryshoi dhe vendosa për këtë klub”, deklaroi Suarez.

30-vjeçari ka shkëlqyer që pas transferimit në Barcelonë duke luajtur një rol kryesor në fazën ofensivë.

Gjatë këtij stinori, Suarez ka shënuar 20 gola në La Liga duke mbetur pas shokut të skuadrës, Lionel Messi.

Uruguaiani iu bashkua Barcelonës në vitin 2014 nga Liverpool për 82 milionë euro.

Përpos 19 golave në kampionat, Suarez ka shënuar edhe shtatë të tjerë në garat tjera, derisa ka dhuruar 13 asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/

Exit mobile version