Pedri Gonzales është padyshim njëri nga mesfushorët më të talentuar në botë dhe ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me Barcelonën.
19-vjeçari sot konsiderohet si një xhevahir i katalunasve pasi ka fituar një vend në formacionin bazë dhe është njëri nga më të rëndësishmit në Camp Nou.
Por karriera e tij ka mundur të shkoj në një tjetër mënyrë, tri vite më parë kur ai ishte në një provë te rivalët e Barcës, Real Madridi.
Ka qenë vet Pedri që ka zbuluar se në vitin 2018 sa ishte pjesë e Las Palmas kishte shkuar në Madrid për tu provuar te Reali, por që ata e kishin refuzuar.
“Kur luaja tek Las Palmas, Reali më mori për të bërë një provë me ta. Sipas tyre nuk isha në nivelin e duhur. Kështu që qëndrova në ekipin tim dhe mësova shumë aty”.
“Gjëja e mirë ishte se isha afër shtëpisë dhe në moshën 16 vjeçare është mirë që të kesh mbështetjen e të afërmeve të tu”, deklaroi Pedri.
Sigurisht që në Madrid tani janë penduar për refuzimin që i kanë bërë talentit spanjoll, pasi Pedri konsiderohet si njëri nga më të mirët në botë në rolin e tij.
Përveç që është titullar i padiskutueshëm te Barcelona, Pedri ka zënë vend edhe në Kombëtaren e Spanjës ku luan rregullisht nga minuta e parë. /Telegrafi/