Mbrojtësi i Barcelonës, Inigo Martinez, ka dalur nga makina e tij për t’u konfrontuar me një tifoz i cili e ofendoi atë pas largimit nga qendra stërvitore.
Barcelona transferoi Martinezin verën e kaluar si lojtar i lirë nga Athletic Bilbao. Sidoqoftë, ata nuk arritën që ta regjistrojnë atë deri në fund të afatit kalimtar.
Ani pse duket se spanjolli do të largohet në verë, mediumi Sport raporton se Barcelona po ngurron ta lë Martinezin në një pozitë të vështirë dhe janë të gatshëm ta ndihmojnë atë që të gjejë një klub të ri.
Situata e Martinezit tek Barcelona ka bërë që disa tifozë të kthehen ndaj tij, dhe ai u filmua duke u konfrontuar me një tifoz jashtë qendrës stërvitore Ciutat Esportiva Joan Gamper, të cilit iu drejtua me tone të ashpra.
32-vjeçari ndaloi veturën dhe vendosi që t’i sqarojë hesapet ballë për ballë me tifozin i cili ishte duke e ofenduar atë.
“Kjo është hera e fundit”, ishin fjalët që Martinez i tha tifozit. Ai madje e quajti atë edhe “idiot”.
⛔️✋🏼 Inigo Martinez said stop to some fans insulting him. pic.twitter.com/YZJcs8WFFe
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 1, 2024
Martinez pati disa fjalë edhe për personat e tjerë të cilët ishin të pranishëm në atë moment dhe po incizonin atë që po ndodhte.
“Kjo është hera e fundit që më ofendoni mua. Kjo vlen edhe për ty (kameramanin)”, kishte thënë ai.
Reprezentuesi spanjoll ka bërë paraqitje të mira sa herë është ftuar nga Xavi për të luajtur, por lëndimet kanë bërë që ai të luajë vetëm 15 ndeshje deri më tani këtë sezon./Telegrafi/