Telegrafi

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Leah Halton është bërë një nga yjet më të mëdhenj të TikTok-ut, pothuajse brenda natës.

Modelja, 23 vjeçe, fitoi famë kur ngarkoi një klip në dukje të thjeshtë 12- sekondëshe, të sinkronizimit të buzëve të saj me këngën hit të YG Marley, “Praise Jay In the Moonlight” në shkurt.

Që atëherë, videoja ka arritur 713 milionë shikime dhe mbi 47 milionë pëlqime.

Tani Lea i është drejtuar suksesit të saj të pabesueshëm, duke u thënë ndjekësve të saj se ndihet ‘e bekuar’.

“Siç e dini shumë prej jush, unë kam postuar video në YouTube për rreth katër vjet dhe këtu do të jetë gjithmonë pasioni im,” u tha ajo fansave të saj.

“Është çmenduri që ky “shpërthim” ka ndodhur në një hark kaq të shkurtë kohor dhe për ata prej jush që jeni ndjekës të rinj, shpresoj të kënaqeni duke më njohur.

“Unë jam shumë e emocionuar dhe ndihem shumë e bekuar”, tha ylli. /Telegrafi/

@looooooooch

Summer😊#Inverted

♬ Praise Jah In The Moonlight – YG Marley