Telegrafi

Ylli i Arsenalit në radarin e Leicesterit

Kampioni i Anglisë Leicester City planifikon të bëjë ofertë për anësorin e Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain.

The Sun raporton se Claudio Ranieri dëshiron që në verë ta përforcojë skuadrën e tij, dhe se është një fans i 22 vjeçarit, i cili ka humbur Kampionatin Evropian për shkak të lëndimit.

Përderisa raportohet se Arsenali mund ta transferojë yllin e Southamptonit, Sadio Mane, ndërsa kërkojnë edhe transferimin e futbollistit të Leicesterit, N’Golo Kante, transmeton Koha.net.

Chamberlain nuk po arrin të ketë minuta të mjaftueshëm te Topçinj dhe kështu edhe ai është i gatshëm të pranon largimin.