Sulmuesi Ivan Toney ka pranuar se ishte i mërzitur me trajnerin Gareth Southgate gjatë ndeshjes së Anglisë me Sllovakinë në çerekfinalen e Euro 2024.
Ylli i Brentfordit bëri paraqitjen e tij të parë në Kampionatin Evropian 2024 të dielën, teksa doli nga bankina në sekondat e fundit të ndeshjes së rregullt.
Toney kishte vetëm tre paraqitje për Anglinë përpara turneut, duke bërë debutimin e tij në shtator të 2022 në kuadër të Ligës së Kombeve.
Pas ndeshjes, menaxheri Southgate bëri shaka duke thënë se Toney ishte ‘i neveritur’ që u fut aq vonë në një lojë kur ‘Tre Luanët’ kishin nevojë të madhe për të shënuar.
Por, sulmuesi i Brentford vendosi rekordin, duke pranuar se, ndërsa ishte i mërzitur nga situata, ai ishte gati të luante çdo rol në turne.
“Do të jetë gjithmonë e vështirë. Është e vështirë për të gjithë ne pasi luajmë javë pas jave për klubet tona. Kam qenë në këtë pozicion më parë dhe kur të kem një mundësi do ta shfrytëzoj”, ka thënë Toney në konferencë për shtyp të mërkurën.
Pas një sezoni të vështirë që e pa atë të përjashtuar për tetë muaj për shkeljen e rregullave të basteve të Federatë Angleze, 28-vjeçari pranoi se kishte vizituar një psikolog sportiv në Brentford.
“Në klubin tim, është një djalë i quajtur Michael Caufield [një psikolog sportiv] dhe ai flet për kontrollin e emocioneve tuaja”.
“Po, u mërzita, por kishte ende 30 minuta futboll për të luajtur [përfshirë kohën shtesë] dhe ju duhet të dilni nga ai humor dhe të fokusoheni”.
“Më duket sikur njerëzit i quajnë zëvendësues, të tjerët përfundues. Mendoj se duhet të jesh gati dhe nevojiten më shumë se 11 lojtarë për të fituar një turne”, përfundoi sulmuesi.
Toney bëri përshtypje në paraqitjen e tij të dielën, teksa asistoi golin e fitores së Harry Kane në kohën shtesë vetëm pak çaste pasi goditja me biçikletë e Jude Bellingham barazoi ndeshjen. /Telegrafi/