Telegrafi

Ylli i Anglisë, Phil Foden bëhet baba për herë të tretë, u largua nga kampi përkohësisht për të udhëtuar në Britani

Phil Foden dhe partnerja e tij Rebecca Cooke kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë.

Partnerja e tij 22-vjeçare solli në jetë një djalë, derisa lojtari i kombëtares angleze kishte qenë i pranishëm kur ajo kishte lindur, shkruan The Sun.

Foden, thuhet se u largua nga kampi anglez dhe fluturoi me aeroplan privat për në Mbretëri të Bashkuar për të qenë pranë partneres së tij në këtë moment të rëndësishëm.

Foto: Phil Foden / The Sun

Fillimisht u raportua se ai ishte largua nga kampi për një çështje të paspecifikuar familjare dhe më vonë u kuptua pse.

Por tani, Foden thuhet se do të kthehet nga Anglia në Gjermani përpara ndeshjes së të dielës kundër Sllovakisë.

Futbollisti anglez ka tashmë dy fëmijë me partneren e tij, Ronnie-n katër vjeç dhe True-n, një vjeç.

Foto: Phil Foden / The Sun

Në muajin prill, çifti njoftuan se janë në pritje të fëmijës tjetër. /Telegrafi/