Telegrafi

Yll Rugova pjesë e listës së VV-së për asamblenë komunale të Prishtinës?

Aktivisti i shoqërisë civile dhe opinionisti, Yll Rugova, i cili në paraqitjet publike asnjëherë nuk ka fshehur simpatinë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duket se do të shkojë një hap më tej.

Telegrafi merr vesh se pjesë e listës së kandidatëve për asamblenë komunale të kryeqytetit, nga radhët e VV-së, do të jetë edhe Rugova.

Ndryshe, Rugova kohëve të fundit ka qenë njëri nga opinionistët që e ka mbështetur publikisht platformën e partisë së Visar Ymerit. /Telegrafi/