Telegrafi

Yll Limanit i anulohet koncerti për shkak të ligjit që ndalon muzikën në orët e vona

Yll Limani (Foto: Yll Limani/Instagram)

Këngëtari Yll Limani ashtu si shumë kolegë të tij nga estrada, është shumë i angazhuar me koncerte gjatë verës.

Mirëpo për arsye të ndryshme, mund të ndodh ndonjëherë që mbrëmja e paraparë muzikore edhe të anulohet.

Një gjë e tillë i ka ndodhur së fundmi këngëtarit nga Kosova në një nga prenotimet e tij të fundit në Durrës.

Kjo pasi ai përmes një njoftimi të shpërndarë në InstaStory, i lajmëroi fansat se koncerti i tij i paralajmëruar në këtë qytet ishte anuluar, shkaku i ligjit për muzikën në orët e vona.

Foto: Yll Limani/InstaStory

“Për shkak të ligjit që e ndalon muzikën pas orë 23:00, eventi i planifikuar për sonte në Durrës anulohet për një datë tjetër. Ju dua, mos u mërzitni, veç shëndosh me qenë”, shkroi Limani në InstaStory.

Yli përndryshe duket të jetë një nga emrat më të kërkuar këtë verë për të performuar në koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

Yll Limani (Foto: Yll Limani/Instagram)