Telegrafi

Yll Limani thotë se është i lumtur, nuk konfirmon se është në lidhje

Yll Limani ka folur për anën e tij sentimentale.

Këngëtari i njohur shqiptar ka qenë i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ku ka folur për jetën private.

Yll Limani (Foto: Instagram/YllLimani)

I pyetur nëse ka të dadshur, ai ka mohuar se është në një lidhje.

Megjithatë, ka premtuar se kur të ndodhë lidhja do të vij me të dashurën në emision.

“Momentalisht jam i lumtur. Kaq mund të them. Herën tjetër do të vij në emision dhe do vij si çift”, deklaroi Ylli.

“Harrom” është projekti më i fundit nga Yll Limani që u prit mirë nga publiku.

Aktualisht ai po punon në projekte të reja, që do të vijnë për këtë verë. /Telegrafi/