Këngëtari i njohur Yll Limani gjatë ditës së sotme është gjendur në një aheng familjar në Drenas.
Gjersa ndodhej atje, Ylli pati fatin të takojë edhe të parin e kësaj komune, kryetarin Ramiz Lladrovci.
Ai ka publikuar në InstaStory një fotografi, ku shfaqet bashkë me kryetarin e Drenasit, teksa në mbishkrimin e saj shkruan: “I madh!”.
Nuk dihet nëse këtë përshkrim, këngëtari e ka shkruar në kontekstin satirik, megjithatë duket se është lumturuar në momentin kur është takuar me të.
Kujtojmë që para një muaji, Ylli befasoi fansat e tij me një projekt surprizë, “Ke pi sonte shumë”, këngë e cila u prit mirë dhe ka marrë mijëra klikime në YouTube. /Telegrafi/