Këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Yll Limani, ka nisur përgatitjet për projektin e ri muzikor.
Artisti, që pëlqehet në masë të madhe nga publiku, njoftimin e ka bërë përmes rrjeteve sociale.
Ai tregon se është në finalizim të këngës së re që siç duket mban titullin “Malet”.
Krijuesi i hitit “Qaj” ka shpërndarë me ndjekësit edhe një fragment nga klipi, duke iu dhënë një vështrim të shkurtër pak nga ajo se si do të duket.
Prurja e re e 28-vjeçarit mezi po pritet edhe nga fansat që kanë reaguar menjëherë me komente në rrjetet sociale.
Theksojmë që Limani të fundit projekt e lansoi gjatë verës në bashkëpunim me reperin Ledri Vula.
“Tonat” deri më tani ka grumbulluar mbi 17 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/