Këngëtari i njohur shqiptar, Ylli Limani, ka prezantuar para publikut projektin më të ri muzikor.
“Engjej” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Muzikën dhe tekstin e ka realizuar vet këngëtari, nën producimin e Fatjon Miftarit (Diverce Music).
Ndërkohë, për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Lorenc Aliaj.
Ky videoklip atraktiv i është besuar produksionit Onima, me të cilin artisti shqiptar punon që një kohë të gjatë.
Këngën tanimë mund ta gjeni në platformën YouTube dhe vetëm për disa orë ka kaluar shifrën e afro 300 milionë klikimeve.
Ky duket të jetë projekti i fundit i Yllit i lansuar në 2019, pasuar me plot këngë të tjera që solli përgjatë këtij viti. /Telegrafi/