Këngëtari kosovar Yll Limani ditë më parë përfundoi me sukses studimet në AUK.
Ai mori shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët e familjarët e tij.
Mbrëmë (e martë) Ylli bashkë me kolegët e tij të gjeneratës kanë festuar absolventiadën.
I veshur me një kostum blu të punuar nga Valdrin Sahiti dhe me flokë në stilin e tij të zakonshëm, Ylli vërtet shkëlqente në mbrëmjen e djeshme.
Në llogarinë e tij personale në Instagram, Ylli ka ndarë vazhdimisht me fansat imazhe nga absolventiada. /Telegrafi/