Këngëtari i njohur shqiptar, Ylli Limani, ditën e djeshme (e martë) ka festuar përvjetorin e tij të lindjes.
Ai me këtë rast mori urime të shumta nga miqtë e familjarët, të cilët zgjodhën fjalët më të mira për të.
E së fundmi, artisti ka falënderuar të gjithë për urimet duke bërë me dije se së shpejti vjen me projekte të reja.
“Faleminderit të gjithëve për urimet! Ju dua pafund”, nis postimi i Limanit.
Tutje, ylli i famshëm theksoi: “Shihemi së shpejti me projekte të reja”.
Ylli këtë verë ka qenë një nga emrat më të kërkuar nëpër mbrëmje e koncerte.
Ai gjithashtu solli edhe një album me Dhurata Dorën që u prit mirë dhe mblodhi miliona në YouTube. /Telegrafi/