Site icon Telegrafi

Yll Limani së shpejt vjen me një projekt të ri muzikor

Këngëtari i njohur dhe shumë i suksesshëm, Yll Limani po vjen me një projekt të ri muzikor.

Prej ditësh, këngëtari ka nisur paralajmërimin e këngës, ndërsa edhe ka ndarë një pjesë të shkurtër të saj.

Ndërsa, përmes disa imazhe që solli sot (e mërkurë) në Instagram, Ylli shihet në një ambient shumëngjyrësh dhe i veshur me shumë stil.

“9, së shpejti”, ka shkuar Ylli në mbishkrimin e fotove, në të cilat bashkangjiti edhe pjesë nga teksti i këngës.

Mbetet të shihet çfarë ka përgatitur artisti, pro padyshim fansat e tij shumtë e presin me padurim një projekt nga ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Yll Limani

Në anën tjetër, Ylli aktualisht po shijon suksesin e “EP” më të fundit “Lshoja Zanin” në të cilën u përfshinë gjithsej pesë këngë. /Telegrafi/  

@ylllimanii #9 ♬ 9 – Yll Limani
Exit mobile version