Këngëtari i njohur, Yll Limani, është shumë i dashur për fansat e tij, pasi këngët e tij përçojnë një emocion të veçantë te ta.
Ai është mjaft aktiv në rrjete sociale, duke shpërndarë më të rejat nga jeta e tij profesionale dhe private.
Së fundmi, ai ka publikuar disa sekuenca nga videoklipi i këngës së tij më të re, ku shihet një makinë në rrugë.
Ditë më parë, Ylli kishte ndarë edhe një pjesë nga kënga e tij, e cila rezultoi të jetë mjaft e pëlqyer nga ndjekësit e tij.
Ndërkaq, “Engjej” titullohet projekti i fundit nga këngëtari, i cili edhe në ditët e sotme po e shijon suksesin e tij. /Telegrafi/