Telegrafi

Yll Limani publikon këngën e re “Kur t’kujtohet”

Foto: Instagram

Artisti i njohur shqiptar, Yll Limani, ka publikuar ditën e sotme (e mërkurë) projektin e ri muzikor.

“Kur t’kujtohet” mban titullin kënga e re e tij, të cilën e ka shoqëruar me një video interesante.

Tekstin e ka shkruar vet këngëtari, ndërsa për muzikën është përkujdesur po i njëjti në bashkëpunim me Fatjon Miftarin.

Yll Limani (Foto: YouTube)

Ky i fundit po ashtu është kujdesur edhe për producimin e këtij projekti të veçantë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Miksimi dhe masterizimi i këngës u realizua nga: Ramon Erni, Fatjon Miftari dhe Dan Suter.

Projekti tashmë është i disponueshëm në kanalin YouTube dhe besohet se do pritet mirë nga publiku. /Telegrafi/