Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me Elvanën.
“E di X Marre” mban titullin projekti i tyre më i ri muzikor, i cili është gërshetim i dy këngëve në një.
Teksti është shkruar nga vet dyshja interpretuese, të cilët kanë realizuar edhe muzikën në bashkëpunim me Fatjon Miftarin.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili është mjaft interesant dhe i përshtatet tematikës së këngës.
Ky është projekti i parë muzikor i Yllit për këtë verë, gjersa i pason këngës “A ki me rrejt”, të cilin e publikoi në muajin prill.
Në estradën shqiptare të shumta janë bashkëpunimet kohëve të fundit dhe më të rralla këngët solo. /Telegrafi/