Ndonëse u janë pezulluar mbrëmjet dhe koncertet e ndryshme, artistët shqiptarë nuk po ndalen së punuari në projekte të reja muzikore.
Një të tillë së fundmi e ka paralajmëruar edhe këngëtari Yll Limani, i cili njoftimin për fansat e ka bërë përmes rrjeteve sociale.
I njëjti ka sjell një video të shkurtër në Instagram, përmes së cilës prezanton një fragment nga ky projekt i cili mban titullin “I kom kall”.
“Nëse je tu m’thirr me ardh mi marr gjërat e tua, i kom kall”, ka shkruar krahas videos artisti i njohur, teksa duket se ky përshkrim është pjesë e tekstit të këngës.
Fansat po ashtu mezi po presin për këtë, pasi e ‘vërshuan’ me reagime të llojllojshme në hapësirën e komenteve.
Përveç aktiviteteve në muzikë, Ylli në periudhën e karantinës ka dërguar mesazhe të shumta inkurajuese për ndjekësit, duke u bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpi.
Ndërkaq, “Engjëj” është kënga e fundit e 25-vjeçarit e lansuar në fund të vitit të kaluar. /Telegrafi/