Këngëtari shqiptar, Yll Limani, ka paralajmëruar fansat se po vjen me projekt të ri muzikor.
Kjo u bë e ditur nga vet ai, përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Instagram.
“Pse je me to? Kur nuk e do”, ka shkruar 25-vjeçari krahas imazhit, që lë të kuptohet se janë vargje të këngës së re.
I njëjti këtë vit solli një sërë projektesh të suksesshme, të cilat u mirëpritën nga publiku.
“Nuk po kalojka” titullohet kënga e fundit që ka sjellë për fansat e tij, ku në platformën YouTube numëron mbi katër milionë klikime.
Ndërkaq, Ylli pranoi një mori komentesh pranë fotos, fansat e të cilit mezi po e presin projektin. /Telegrafi/