Telegrafi

Yll Limani paralajmëron bashkëpunimin me artistët ndërkombëtar Sidarta dhe Ramoon

Artisti i njohur shqiptar, Yll Limani ka gati një tjetër projekt muzikor.

Nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram, kënëgtari ka zbuluar se po vjen në një bashkëpunim ndërkombëtar.

Ai ka bashkuar forcat me artistët Sidarta dhe Ramoon, ndërsa publikoi një pjesë të shkurtër të këngës që mban titullin “Spiti”.

Duke mos dhënë më shumë detaje, Ylli shkroi në mbishkrimin e postimit: “10/2023”.

Ndërkohë, projekti i fundit i këngëtarit është bashkëpunimi me Dafina Zeqirin “Kaje”, që u publikua gjatë muajve të verës.

Ylli ndërkohë ka përmbyllur një tjetër sezon të suksesshme verore me shumë koncerte e mbrëmje muzikore. /Telegrafi/