Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani është padyshim një prej emrave më të suksesshëm dhe më të dashur të estradës.
Artisti i shumë hiteve gjatë kësaj periudhe mbete i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, por një veprim i tij i fundit është duartrokitur nga fansat.
Teksa ndodhej në skenë për performancën e radhës, Ylli ka ndal koncertin në mes për të respektuar thirrjen e ezanit.
Pamjet tregojnë Limani, i cili shihet teksa pret përfundimin e ezanit që dëgjohet në prapavijë për të vazhduar performancën e tij.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, ky veprim i tij u prit mirë dhe mori komente të shumta që ishin kryesisht pozitive.
Ndërkohë, aktualisht këngëtari po shijon suksesin me këngën e radhës “Alkool” që erdhi në bashkëpunim me reperin nga Shqipëria, Noizy.
Projekti i dyshes është kthyer në hit dhe ndonëse ka pak ditë që është lansuar tashmë ka grumbulluar mbi 9 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/