Site icon Telegrafi

Yll Limani merr vaksinën anti-COVID

Foto: Yll Limanii/InstaStory

Këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Yll Limani, është vaksinuar kundër virusit COVID-19.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaq momentin e marrjes së vaksinës në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

I njëjti në mbishkrimin e fotografisë ka përçuar mesazhin se secili duhet të shkojë për ta marrë atë.

Foto: Yll Limani/InstaStory

“Shko dhe vaksinohu”, shkroi këngëtari i njohur në mbishkrimin e imazhit të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ylli ndërkohë është duke shijuar një verë të mbushur me koncerte, që kur Qeveria e Kosovës mori vendimin për lejimin e organizimit të tyre.

Foto: Yll Limani/Instagram

Ai gjithashtu ka qenë mjaft aktiv edhe në aspektin e prurjeve të reja muzikore.

Së fundmi, këngëtari nga Prishtina solli dy bashkëpunim me Elvanën “E di” dhe “Marre” të ndërthurura në një projekt të vetëm. /Telegrafi/

Exit mobile version