Telegrafi

Yll Limani lanson klipin e ri

Yll Limani (Foto: YouTube/Onima)

“Prej se jena nda” titullohet kënga më e re e Yll Limanit që është publikuar me videoklip.

Vet këngëtari është kujdesur për muzikën dhe e ka shkruar tekstin e kësaj kënge.

Projekti është prodhim i Gëzim Lazri nga Diverse Music, ndërsa miksimi dhe masterizimi është bërë Lorenc Aliaj i Avaxus.

Xhirimi i videoklipit është bërë nga produksioni Imagine Films.

“S’ka dashni” titullohet një prej këngëve më të fundit të Ylli që u lansua në muajin prill.

Kënga ishte bashkëpunim me Danin dhe u lansua me videoklip.

E realizuar nga Irkenc Hyka, kjo këngë është pëlqyer shumë dhe videoklipi është shikuar mbi pesë milionë herë në YouTube. /Telegrafi/