Ylli i ri i muzikës, Yll Limani, ka publikuar projektin e ri.
Kënga e re e Yllit vjen vetëm në versionin audio dhe pa videoklip.
“A ja ka vlejt”, është projekti i ri i këngëtarit që nuk ka konfirmuar kush janë bashkpuntoërt në këtë audio projekt.
Ylli kështu vazhdon me projektet e tij mjaft melankolike që kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut.
“Dritat” është një prej projekteve më të pëlqyera të këngëtarit në duet me 2po2.
Ndërkaq, Ylli realizoi edhe një set këngësh “live” që u pëlqye mjaft shumë, kryesisht hite të 2Po2.
Këngëtari besohet se vazhdon të jetë pa të dashur. /Telegrafi/