Site icon Telegrafi

Yll Limani me koncert madhështor për fundvit: Një ëndërr që po bëhet realitet

Foto: Screenshot/Instagram

Ashtu siç ka paralajmëruar, artisti Ylli Limani, ka paralajmëruar një koncert madhështor.

Një ëndërr e bërë realitet nga këngëtari i njohur po vjen në AMC Hall në Obiliq për fundvit.

Këtë e ka njoftuar me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.

“27 dhjetor, AMC Hall – një natë që s’ka me u përsërit. I vetmi koncert i jemi në Prishtinë për këtë fundvit, një ëndërr që më në fund po bëhet realitet”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Yll Limani

Tutje, krijuesi i hitit “Kanë me tu kujtu” i bëri thirrje të gjithëve që të vijnë në këtë event.

Foto: Screenshot/Instagram

“Hajde me shoqëri, hajde me familje, hajde me krejt ata që e duan muzikën time. Kjo natë është e jona. Po ju pres”, shtoi tutje.

Biletat vlen të ceket se do të dalin në shitje ditën e sotme (e mërkurë) në Rave Travel.

Ylli ka realizuar ndër vitesh hite të shumta dhe nuk ka dyshim se do të jetë një mbrëmje magjike. /Telegrafi/

Exit mobile version