Telegrafi

Yll Limani ka gati baladën e re

(Foto: Instagram/Yll Limani)

Yll Limani ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me projektet e tij të fundit.

Baladat e tij të dashurisë pëlqehen tej mase dhe ai e ka gati krijimin e radhës.

“A ja ka vlejt?”, ka shkruar Ylli në rrjetin social InstaStory në paralajmërim të projektit të ri.

Serinë e paralajmërimeve ai e ka vazhduar edhe në Twitter, ku po ashtu ka zbuluar pjesë të tekstit.

Ylli është një prej emrave më premtues të skenës muzikore shqiptare.

Ai realizoi edhe një seri të performancave ‘live’ me 2Po2.

Ndërkaq, një prej këngëve më të suksesshme të tij është pikërisht dueti me 2po2, “Dritat”. /Telegrafi/