Telegrafi

Yll Limani me fjalë të mëdha për Milot Rashicën

Foto: Ylli Limani/InstaStory

Këngëtari i njohur Yll Limani ka pasur rastin që të takohet së fundmi me një prej futbollistëve më premtues të Përfaqësueses së Kosovës.

Bëhet fjalë për Milot Rashicën, me të cilin ka realizuar edhe një fotografi.

Milot Rashica (Foto: Telegrafi)

Të njëjtën, këngëtari Limani e ka shpërndarë edhe në InstaStory, duke shkruar në mbishkrimin e saj fjalë miradie për futbollistin nga Vushtrria.

“Ky qe po na rrit zemrën po na e bën mal”, kanë qenë fjalët e Yllit.

Foto: Yll Limani/InstaStory

Kujtojmë që Milot Rashica i bëri të gjitha krenarë pak ditë më parë, teksa shënoi gol gjatë ndeshjes kundër Bullgarisë.

Futbollisti duket gjithashtu të ketë ngelur i kënaqur nga fakti që ka pasur mundësinë takohet me një prej këngëtarëve më të dashur të skenës shqiptare.

Miloti është në Prishtinë pasi të shtunën në mbrëmje do të luajë një takim bamirës me “ekipin e Xhakës”. /Telegrafi/