Telegrafi

Yll Limani dhe Ermal Fejzullahu së shpejti me këngë të re

Prej disa ditësh po flitet për një bashkëpunim të artistëve: Yll Limani dhe Ermal Fejzullahu.

Dhe ky projekt veçse është konfirmuar nga vet protagonistët në një postim të shpërndarë në rrjete sociale.

Të njëjtit kanë publikuar një pjesë të shkurtër të klipit dhe tregojnë se pritet të publikohet së shpejti.

Yll Limani (Foto: Instagram)

“Së shpejti, asnjë minut në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë Ylli.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në hapësirën për komente, reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet prej fansave të dyshes së popullarizuar.

Ermal Fejzullahu (Foto: Facebook)

“Mezi po pres”, “Këtë javë do të jetë flakë”, “Nuk po mundem të pres më”, kanë shënuar vetëm disa prej tyre.

Sidoqoftë, ende nuk është njoftuar një datë e saktë e lansimit. /Telegrafi/