Këngëtari Yll Limani dhe reperi 2po2 kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor me titull “Dritat”.
Dyshja janë bërë bashkë për të sjell këtë projekt shumë të veçantë, i cili siç kanë treguar edhe më parë, është i bazuar në një ngjarje të vërtetë.
Kënga e dyshes është punuar nga Gzim Lazri, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur vet ata.
“Dritat” ka marrë si projekt një kuptim edhe më sipërfaqësor duke u punuar me një klip i cili i përshtate mjaft mirë tematikës së kësaj kënge.
Ana vizuele e projektit i është besuar produksionit Imagine Films.
2po2 dhe Ylli kanë sjell edhe më përpara këngë së bashku në versionin akustik, ndërsa janë pëlqyer nga publiku për bashkëpunimet mes tyre. /Telegrafi/