Telegrafi

Yll Limani dhe 2po2 bëhen bashkë për një këngë të re, bazuar në një ngjarje të vërtetë (Video)

Këngëtari Yll Limani dhe reperi 2po2 pritet që brenda pak ditësh të sjellin bashkëpunimin e tyre më të ri muzikor “Dritat”.

Kënga është mjaft e veçantë, e ndërlidhur mes zhanrit R&B dhe hip-hop, gjersa tekstin e kanë shkruar vet artistët.

Lexo po ashtu Dhurata Ahmetaj dhe Yll Limani mohojnë lidhjen: Jemi vetëm miq të mirë (Foto)

Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, në disa lokacione jashtë Prishtinës, të cilat i janë besuar produksionit Imagine.

E veçanta e këtij projektit është fakti që bazohet në një ngjarje të vërtetë, ndërsa vet dyshja kanë vendosur të mos e zbulojnë deri në datën e publikimit.

Pamje nga klipi më i ri i Yll Limanit me 2po2

Ylli shquhet si një prej talentëve të rinj më të suksesshëm të skenës, i cili i ka qëndruar besnik stilit të cilin e këndon.

Ndërkohë, 2po2 është një prej reperëve më të famshëm të skenës shqiptare, i cili gjithashtu është shumë i njohur për bashkëpunimet e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Përmes rrjeteve sociale, dyshja kanë publikuar edhe disa video të shkurtra nga klipi i ri në të cilat shkruhet “Bazuar në një ngjarje të vërtetë”. /Telegrafi/