Telegrafi

Yll Limani bën paralajmërimin e “Kur t’kujtohet”, publikon një pjesë të këngës së re

Foto: Instagram

Një tjetër projekt të ri muzikor për këtë fillimvit është duke e përgatitur edhe këngëtari Ylli Limani.

Ai ka njoftuar fansat përmes rrjeteve sociale se së shpejti do të sjellë këngën e re, e cila duket të jetë një baladë e përshtatshme për këtë kohë.

Madje, para lansimit ai ka ndarë në rrjete sociale edhe një fragment të shkurtër të këtij projekti.

Yll Limani (Foto: Instagram)

“Nëse jeni duke dëgjuar këtë jeni shumë vonë, kur t’kujtohet, së shpejti”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Reagimet në komente ishin të menjëhershme, fansat e të cilit mezi po presin për prurjen e radhës të 26 vjeçarit.

Ylli të fundit projekt e solli në fund të vitit që lamë pas në bashkëpunim me artisten Dafina Zeqiri. /Telegrafi/