Telegrafi

Yll Limani arrin një milion për më pak se një javë

Yll Limani (Foto: YouTube/Onima)

Yll Limani është konsoliduar si një prej emrave më të dashur të muzikës RnB

Këngëtari i njohur shqiptar ka publikuar projektin më të ri të tij “Prej se jena nda”.

Kënga e punuar në klip nga Imagine Films dhe muzikë të Gëzim Lazrit dhe Lorenc Aliajt u pëlqye shumë nga publiku.

Tashmë kënga kka arritur mbi një milion klikime për një pak se një javë që është sukses i madh për këngëtarin.

Ylli mori shumë përkrahje edhe nga kolegët e tij për këtë projekt.

Këngëtari kohë më parë punoi edhe një projekt me Danin që pati sukses të jashtëzakonshëm. /Telegrafi /