Telegrafi

Yll Hoxha: Në Prishtinë jam rritur, por Feronikeli e meritoi titullin

Foto:(Yll Hoxha/Feronikeli TV)

Yll Hoxha është shprehur tejet i lumtur me triumfin e Feronikelit në Ipko Superligën e Kosovës, duke u shpallur kampion për sezonin 2018/2019.

Anëtari i skuadrës nga Drenasi ka thënë se ata ishin në vendin e parë në 80 për qind të kampionatit, por  ka treguar respekt maksimal edhe për Prishtinën.

Lexo po ashtu Përfundon drama e këtij sezoni, Feronikeli mposht konkurrencën e Prishtinës dhe shpallet kampion i Kosovës

“Kam shumë respekt të madh për Prishtinën, jam rritur në Prishtinë dhe më erdhi keq për ta. Mendoj që 80 për qind të kampionatit ishim në vendin e parë dhe e kemi merituar titullin”, ka deklaruar Hoxha pas përfundimit të ndeshjes.

“Luajtëm shumë mirë, ishte goli vendimtar, por ishte një meritë edhe për bashkëlojtarët, pasi ishte një ndeshje jetike për ne”.

“I falënderoj të gjithë tifozët tanë që na kanë përkrahur gjatë gjithë sezonit. Ishte një sezon për t’u mbajtur mend, pasi kishim një garë të vështirë me Prishtinën, por në fund triumfuam”, ka shtuar më tej anëtari i Feronikelit. /Telegrafi/