Ylber Ramadani ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit skocez me skuadrën e tij Aberdeen.
Në derbin e xhiros së 14-të në Ligën Premier të Skocisë, mes Aberdeen e Hibernian, Ramadani ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës së tij me rezultat të thellë 4:1.
Mesfushori shqiptar e ka nisur titullar si gjithnjë ndeshjen për bardhekuqtë dhe ka shënuar edhe një gol shumë të bukur në këtë sfidë.
Ishte minuta e 61-të e ndeshjes, kur Ramadani u gjet bukur afër zonës dhe shfrytëzoi një top të kthyer duke realizuar gol me një goditje të fuqishme.
Për ish-anëtarin e Dritës, Prishtinës dhe Ferizajt, ky ishte goli i parë në elitën e futbollit skocez me fanellën e Aberdeen.
26-vjeçari ka luajtur në 13 ndeshje këtë edicion në kampionat, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër.
🔴 Oh we do love a Friday night at Pittodrie. COYR!#StandFree | #cinchPrem pic.twitter.com/d7ZMndHEPt
— Aberdeen FC (@AberdeenFC) November 4, 2022
Reprezentuesi shqiptar është ndër mesfushorët më të mirë dhe më të vlerësuar në Skoci.
Pas fitores ndaj Hibernian, Aberdeen ngritët në pozitën e tretë në tabelë me 22 pikë të grumbulluara, shtatë më pak se Rangers dhe 11 më pak se Celtic. /Telegrafi/
https://twitter.com/kirkwallkid/status/1588637382613823488?s=20&t=QpLIjNUR4ly9ayxOd2G3hg