Telegrafi

Ylber Ramadani e pranon se Gjeorgjia e kishte përgatitur ndeshjen më mirë

Ylber Ramadani vlerëson se Shqipëria nuk e kishte natën e saj në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë.

Gjeorgjianët fituan 1-0 ndaj Shqipërisë në Tiranë.

“Sot ishte ndeshje shumë e vështirë. Na vunë në vështirësi me kompaktësinë në mbrojtje. Ishin pesë në mbrojtje e tre në mesfushë”, deklaroi Ramadani.

“Hoxha e kalonte një me driblim, por menjëherë i vinte tjetri”.

“Gjeorgjia është shumë e fortë, por edhe ne jemi skuadër e fortë. Sot nuk e kishim ditën, pasi jemi në nivel të njëjtë”.

“Gjeorgjianët e kanë përgatitur ndeshjen shumë mirë që me kundërsulme të vinin te porta”.

“E shfrytëzuan këtë dhe më pas kishim vështirësi që t’i thyenim prapa”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/