Gjatë ditës së sotme (e diel) kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje nga lista “Guxo”, Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës.
Osmani u zgjodh në raundin tretë që ishte final për përcaktimin e presidentit të ri të vendit.
Lajmi u prit mirë nga audienca e gjerë, e sidomos nga artistët shqiptarë, të cilët uruan Presidenten e re.
Kështu një pjesë e madhe e yjeve të estradës përmes rrjeteve sociale uruan Osmanin për postin.
Njëra prej tyre ishte Dafina Zeqiri, e cila përshkruajti edhe një pjesë të fjalimit të saj.
Në mesin e estradës ishte edhe rep-artisti me famë ndërkombëtare, Gashi, i cili u shpreh mjaft krenar për Vjosa Osmanin.
/Telegrafi/