Site icon Telegrafi

Yjet të pranishëm në dasmën e djalit të Kastriot Tushës (Foto)

Pa shumë zhurmë dhe pompozitet medial, mbrëmë (e diel) është martuar djali i këngëtarit të njohur, Kastriot Tusha.

Në një ceremoni madhështore ku çdo gjë ishte menduar deri në detaje, mbrëmja që lamë pas do mbetet në kujtesën e të gjithë të pranishmëve.

E në mesin e mysafirëve që nderuan familjen Tusha me praninë e tyre, ishin edhe shumë emra nga sfera e muzikës shqiptare, njofton Prive.al.

Këngëtarët më në zë si Afrim Muçiqi, Shkëlzen Jetishi-Xeni, Sinan Vllasaliu, Eli Fara, Eneda Tarifa, Motrat Libohova, Manjola Nallbani e Artiola Toska, gjetën kohën e tyre për ahengun.

Dasma është zhvilluar në Tiranë në një prej restoranteve më luksoze të kryeqytetit.

Exit mobile version