Site icon Telegrafi

Yjet shqiptare të prekur nga vrasja e reperit XXXTentacion

XXXTentacion ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së kaluar në Florida të SHBA-së.

Reperi është qëlluar me armë zjarri për vdekje, ku policia amerikane raporton se dyshohet që dy persona kanë marrë pjesë në vrasjen e artistit.

E duket si kjo i ka prekur shumë disa prej yjeve tona të estradës muzikore, të cilat kanë shprehur indinjatën e tyre përmes rrjeteve sociale.

Lumi B, Beatrix Ramosaj, Capital T, Ferro përmes rrjeteve sociale kanë shprehur ngushëllimet për 20-vjeçarin.

Albumi më i fundit i XXXTentacion, i patitulluar ishte numër 1 në SHBA këtë vit dhe përmbante hite “Sad” dhe “Changes”. Deri më tani janë shitur mbi dy milionë kopje të albumit vetëm në SHBA.

Televizioni televiziv britanik, Louis Therous, e përshkroi Onfroy-in si një “talent të madh” me “demonët personalë”.

Ai kishte probleme ligjore që nga mosha 16 vjeçare gjersa ishte dërguar në një qendër të paraburgimit për të rinjtë shkaku i posedimit të një arme. Në vitin 2016, ai u arrestua dhe u akuzua për grabitje dhe sulm me një armë vdekjeprurëse.

Lexo po ashtu Publikohet videoja e momentit kur u gjet i vdekur reperi XXXTentacion

Pasi u arrestua sërish për rrahjen e të dashurës shtatzënë, ai i dhuroi 100 mijë dollarë për programet e parandalimit të dhunës në familje. /Telegrafi/

Exit mobile version