Mbrëmë në ndarjen e çmimeve në “MTV Europian Music Awards”, disa nga yjet nuk triumfuan vetëm me këngë.
Ruby Rose, Jess Glynne dhe Vicky Pattinson sollën shkëlqimin në këtë ceremoni duke marrë vëmendjen e të gjithëve me veshjen e tyre, transmeton Telegrafi.
Ajo që ra në sy ishte se shumica e yjeve një rëndësi të veçantë i kishin kushtuar ekspozimit të dekoltesë. /Telegrafi/