Site icon Telegrafi

Yjet që do të performojnë në Oscars dhe mungesa që i ka zhgënjyer fansat

(Foto: Getty)

Na ndajnë vetëm pak orë nga evenimenti më i madh i filmit dhe shumë prej fansave presin me padurim interpretimet e emrave të mëdhenj të muzikës gjatë ceremonisë së Academy Awards.

Ndër performuesit spikat Rihanna me këngën “Lift Me Up”, e cila u shkrua për filmin e Marvel, “Black Panther: Wakanda Forever” dhe me të cilën vetë këngëtarja u nominua për këngën më të mirë origjinale në Oscars të këtij viti.

Krahas saj, gjatë evenimentit do të performojnë edhe Sofia Carson dhe Diane Warren me këngën “Applause” nga filmi “Tell It Like A Woman”, David Byrne, Stephanie Hsu dhe Son Lux me këngën “This Is Life” nga filmi “Everything Everywhere All at Once”, si edhe Rahul Sipligunj dhe Kaala Bhairava me këngën “Naatu Naatu”” nga filmi “RRR”.

Megjithatë, shumë shikues janë të zhgënjyer nga fakti që Lady Gaga nuk do të performojë në ngjarjen e madhe me këngën e saj të nominuar për Oscar, “Hold My Hand”, nga filmi “Top Gun: Maverick”.

Lexo po ashtu "Oscars 2023": Cilëve të famshëm u ndalohet të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve?

Producenti i Oscar, Glenn Weiss, ka njoftuar se këngëtarja duhej ta refuzonte ftesën për shkak të angazhimit të saj në xhirimet e vazhdimit të “Joker: Folie à Deux”.

Kujtojmë që 36-vjeçarja performoi për herë të fundit Academy Awards të vitit 2019, kur kënga e saj “Shallow” nga filmi “A Star Is Born” fitoi Oscar. Në të njëjtin vit, Lady Gaga u nominua edhe për aktoren më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version