Site icon Telegrafi

Yjet që kryesojnë listën e transferimeve të Mourinhos

Jose Mourinho tashmë ka filluar t’i bëjë planet për drejtimin e Manchester Unitedit, ku pritet ta zëvendësojë Louis van Gaalin nga sezoni i ardhshëm.

Emri i strategut portugez po lidhet me postin e trajnerit të Djajve të Kuq dhe thuhet se ekziston marrëveshja në mes të dy palëve.

Në këtë mënyrë, Don Balon ka zbuluar edhe tre emrat e mëdhenj që ai planifikon t’i transferojë në afatin veror.

Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain, mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez dhe sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata – janë yjet që kryesojnë listën e Mourinhos.

Unitedi duhet të shpenzojë 58 milionë funte për Higuainin, ndërkohë që me Realin, krahas Jamesit, do të ketë punë edhe për Moratan, sepse Los Blancos mund ta aktivizojnë klauzolën e riblerjes. /Telegrafi/

Exit mobile version